Marketing dhe ndėrmarrėsi

Diploma Bachelor në specializimin Marketing, Ndermarresi dhe ofron njohuri të përgjithshme lidhur me  çështjet kyqe të afarizmit te kompanisë.  Kjo nënkupton se studentët do të pajisen me njohuri bazike të marketingut, ndermarresise dhe te inovacioneve, si dhe përmes kurseve do të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike.  

Njohuritë bazike mbulojnë lëndët në ndermarresi, hulumtim te tregut, menaxhim te inovacioneve dhe funksionet mbështetëse të prezentuara siç janë: Psikologjia e konsumatorit, Mardhenjet me publikut ne marketing, Infrastruktura inovative etj. 

Përveç këtyre lëndëve që ofrojnë njohuri të përgjithshme, mësohen edhe lëndët për aftësi ndihmëse siç janë: Rrethina afariste e ndermarrjes, Etika e biznesit Komunikimi ne biznes Menaxhimi i resurseve humane etj. Lëndë shtesë për zhvillimin e kompetencave në organizimin personal dhe aftësi komunikimi janë: lëndët në prezentim/komunikim/pune ekipore (të ndara ose integruara në lëndë tjera). 

Në fund te semestrit te gjashte, aftësit sistematike dëshmohen me temën e diplomes dhe punen praktike si dhe me aktivitetet që dëshmojnë aftësitë për të zgjidhur problemet në fusha të ndryshme biznesi.

Kryesisht të diplomuarit në ciklin e parë mund të mbajnë pozita në menaxhim të operacioneve/logjistike, shitje dhe marketing, menaxhim të resurseve humane, financa dhe kontabilitet, në teknologji informative funksione të ndryshme të analisteve të llojeve të specializuara, zakonisht në nivel të fillestareve.

Anketa Cila mendoni se ėshtė mė kryesore nė Kolegjin Dardania?