PERSONELI MĖSIMDHĖNĖS DHE HULUMTUES

Personeli mësimdhënës dhe hulumtues në Universitetin “Dardania” ka kualifikim të lartë në nivel doktorature të fituara jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.
Ata e organizojnë procesin e mësimdhënies në harmoni të plotë me qasjet më moderne interaktive në ambiente të ndryshme të studimit.
Relacioni student – mësimdhënës në universitetin tonë është optimal dhe sipas standardeve të kërkuara arsimore, gjë që na lejon të arrijmë një mësimnxënie të lartë nga ana e studentëve.

POLITIKA PËR ZHVILLIMIN E METEJMË TË PERSONELIT AKADEMIK

Potenciali i personelit dhe zhvillimi i tij permanent paraqet njërin nga prioritetet kryesore të UD dhe njëkohësisht forcën motorike për realizimin e qëllimeve të tij. Kjo bëhët edhe me e rëndësishme në kohën e zhvillimit  të hovshëm brenda një periudhe relativisht të shkurtë siç është rasti me Institucionin tonë. Meqë çështja e personelit mësimor-shkencor është shumë komplekse, asaj me çdo kusht duhet qasur në mënyrë sistematike dhe me një prespektivë afatmesme. Prandaj në zhvillimin e qëndrueshëm të potencialit të personelit akademik ne insistojmë të bëjmë:

Kur është në pyetje tërheqja e kuadrove të reja që në fillim duhet potencuar se Universiteti “Dardania”, me Statutin dhe aktet tjera normative ka definuar shumë qartë kriteret për tërheqjen dhe përzgjedhjen për punë të personelit akademik në frymën e Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës. Ka shpallur e mban të hapur konkursin për aplikim të kuadrove të nevojshme për programet studimore që ka, Universiteti “Dardania”  si institucion privat i arsimit të lartë ka liri që vetë të përcaktojë nevojat për kuadro të reja dhe më pas duke u nisur nga mundësitë financiare të bëjë angazhimin e tyre, nënkuptohet duke i respektuar kornizat ligjore eksistuese. Mësimdhënësit e angazhuar në Universitetin “Dardania”  dëshmojnë përkushtim të theksuar për kryerjen sa më me sukses të detyrave të veta në mësimdhënie, në konsultime dhe në udhëzimin e përditshëm të studentëve tanë.
Në politikat për zhvillimin e mëtejmë të personelit,Universiteti “Dardania” ka hartuar një koncept dhe një plan veprimi për shkollimin e mëtejmë dhe avansimin e personelit. Ky plan parasheh disa strategji dhe masa konkrete për trajtimin e kësaj çështjeje thelbësore për funksionimin me sukses të institucionit tonë:

Kualiteti i personelit arsimor në Universitetin “Dardania” realizohet  me zgjedhjen e tij publike, me krijimin e kushteve për ngritjen e tij të vazhdueshme si dhe me kontrollimin e punës së tij në procesin mësimor.
Qasjet e këtilla kanë bërë që në institucionin tonë të angazhohen me përkushtim (në marrëdhënie të rregullt ose jo të rregullt) emrat më eminentë kosovarë për fushat e studimit të organizuara në Kolegjin tonë.
Vlerësimet e bëra nga studentët, komentet që na kanë ardhur nga institucionet ku është kryer puna praktike, shkalla e punësimit të të diplomuarve tanë dhe sidomos performanca dhe suksesi i studentëve tanë në studime janë tregues të rëndësishëm se nuk kemi gabuar në zgjedhjet që kemi bërë në fushën e personelit mësimdhënës. 
Krahas personelit me marrëdhënie të plotë,  personeli mësimdhënës me marrëdhënie jo të rregullt pune është pjesë e rëndësishme e Kolegjit “Dardania”. Zyra e Burimeve njerëzore e Kolegjit “Dardania” i përditëson informacionet për angazhimet e mësimdhënësve me qëllim që të shoh se a janë në gjendje që me përkushtim t’i kryejnë detyrat që marrin përsipër në kuadër të kushteve të kontratave të veta, por edhe për të arritur standardet e larta të performancës të kërkuara nga Universiteti “Dardania”.
Universiteti “Dardania” ka ndërtuar skema dhe qasje të ndryshme për motivimin material, moral dhe psikologjik të personelit akademik që të kryejë detyrat e marra përsipër.

Anketa Cila mendoni se ėshtė mė kryesore nė Kolegjin Dardania?